Flash News

KRYESORE

Durrësi “mbytet” nga tregtarët ambulantë, protestë për paaftësinë e bashkisë

Durrësi “mbytet” nga tregtarët ambulantë,

Shtohet protestat ndaj bashkisë së Durrësit. Nuk ka ditë që grupe të caktuara, të mos protestojnë e të shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj pushtetit lokal në Durrës. Pasi protestuan pushtuest në plazh për mungesën e plazheve publike, mungesën e rojeve bregdetare, mungesën e ujit etj, apo pas protestës së pushuesve kosovarë, për autobusët, që nuk lejohen të futen në rrugën “Pavarësia”, kësaj here janë tregëtarët e tregut të fruta perimeve. Ata, edhe këtë të shtunë, protestuan për konkurrencën e pandershme që sipas tyre, u vjen nga tregtarët e palicencuar. Në protestat e tyre të herëpashershme, ata kërkojnë që Bashkia të largojë nga trotuaret tregtarët ambulantë, të cilët krijojnë probleme edhe me qarkullimin e makinave dhe kalimtarëve. Në tregun e fruta perimeve ne Durrës ushtrojnë aktivitetin e tyre rreth 500 tregtarë të ligjshem, por pothuajse dyfishi i këtij numri shesin në trortuaret e qytetit bregdetar.

Të fundit