Flash News

KRYESORE

Durrësi vendgrumbullim i plehrave, mbi 70 mijë tonë në qiell të hapur

Durrësi vendgrumbullim i plehrave, mbi 70 mijë tonë në qiell

Në venddepozitimin e mbetjeve urbane në Durrës derdhen çdo ditë 200 tonë, ose 70 mijë tonë mbetje në vit. Ky vend shërben si për Bashkinë e Durrës edhe për atë të Shijakut. Ky vend shërben si për Bashkinë e Durrës edhe për atë të Shijakut.

Vendgrumbullimi është kthyer dhe në një vatër ushqimi për kafshët e shpezët që përfundojnë më pas në tryeza. Specialistët e mjedisit shpjegojnë se si kjo fushë po i rrezikon banorët.

“Këtu vijnë mbetjet e pa asnjëlloj ndarjeje. Plastika nën efektet e diellit degradohet dhe përhapen nëpërmjet ajrit, apo ujit përfundojnë në det. Zjarri dhe djegia e tyre çliron substanca kancerogjene, ndaj duhen ndarë mbeturinat. Nuk mund të jemi qytet turistik nëse nuk ndajmë dhe trajtojmë mbeturinat”, thotë Prof.Dr. Magdalena Cara, eksperte mjedisi, për Top Channel.

Landfilli i miratuar për ndërtim në Manzë të Durrësit, i cili synonte zgjidhjen e kësaj situate emergjente mbeti një projekt në letër. Tarifat e depozitimit u konsideruan të papërballueshme nga Bashkia Durrës. Vetëm grumbullimi dhe depozitimi i mbetjeve në fushën e Porto Romanos u kushton 50 mijë euro në vit.

Të fundit