Flash News

Ditari i Opozitës

Dvorani e mohoi takimin me Çilin/ PD: Është koha që Sokol Sadushi të flasë

Dvorani e mohoi takimin me Çilin/ PD: Është koha që Sokol

Edhe pse botuesi dhe analisti Henri Çili tashmë është liruar, ashtu si edhe pjesa më e madhe e të arrestuarve të çështjes “Mezhograni”, Partia Demokratike insiston në publikimin e  “funksionarit të lartë të drejtësisë” që është takuar me Çilin.

Sipas Prokurorisë ky zyrtar i ka premtuar botuesit ndërhyrje për kërkesat e dy të dënuarve për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha.

Nëpërmjet një reagimi Partia Demokratike thotë se tani që Dvorani e ka mohuar i takon Sokol Sadushit të japë shpjegime publike.

“Ardian Dvorani deklaroi një ditë më parë se nuk është ai personi që prokuroria e identifikon në dosjen penale si drejtues i një organi të lartë të drejtësisë, që ka premtuar favore të paligjshme për një dosje në Gjykatën e Lartë.

Në mungesë të zbulimit të emrit nga policia dhe prokuroria, që vazhdojnë të punojnë me dy standarde, Sokol Sadushi duhet t’i japë fund heshtjes dhe të japë shpjegime publike për pozicionin e tij.

Sokol Sadushi, i cili udhëhoqi reformën në drejtësi si ekspert i lartë, është drejtor i Shkollës së Magjistraturës, një organ i lartë i sistemit të drejtësisë. Si kandidat pa rival për Gjykatën e Lartë, emërimi i tij pritet të ndodhë në mars, kohë në të cilën, sipas prokurorisë, drejtuesi i lartë i organit të drejtësisë do të kryente takimin e rradhës për favorin e paligjshëm.

Është koha që Sokol Sadushi të flasë! Heshtja nuk e ndihmon dot gjatë”, thuhet në reagimin e PD.

Të fundit