Flash News

KRYESORE

Dvorani të pyetet në Komisionin Hetimor, reagon presidenca: Kjo vërteton se krimet e janë kryer në bashkëpunim

Dvorani të pyetet në Komisionin Hetimor, reagon presidenca: Kjo

Vjen reagimi i presidencës pasi Komisioni Hetimor i ngritur për presidentin Ilir Meta kërkoi që në hetim të përfshihet edhe kreu i KED, Ardian Dvorani, pas përplasjeve me kreun e shtetit lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi reagon ne FB, ku shkruan se ky qëndrim tregon se “krimet e z.Dvorani janë kryer në bashkëpunim”.

“Veprimet e fundit të komisionit parlamentar janë qartazi marrje në mbrojtje nga përgjegjësitë penale të z.Dvorani, i cili është kallëzuar në Prokurori për veprimtarinë e tij të mirëdokumentuar kriminale.

Ky “solidaritet” vërteton se krimet e z.Dvorani janë kryer në bashkëpunim. Dihet botërisht respekti që ka për Komisionin e Venecias ky grup i strukturuar dhe i specializuar për dhunimin e Kushtetutës.

Ndaj veprimet e tyre fundit në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës nuk janë asgjë tjetër veçse një presion i qartë politik ndaj organit të akuzës”, shkruan Blushi.

Sa i takon zgjetjes së afateve për hetimet, zëdhënësi shkruan me ironi: “Sa i përket shtyrjes së afatit të komisionit parlamentar, ne e kemi dhënë mendimin tonë: Punimet të shtyhen deri në 24 korrik 2022. Në këtë mënyrë deputetët e komisionit do kenë mundësi të përfitojnë akoma më shumë shpërblime financiare për çdo mbledhje”.

Të fundit