Flash News

KRYESORE

DW: Gjermania ‘dritë jeshile’ për Maqedoninë e Veriut, vendimi zyrtar nesër

DW: Gjermania ‘dritë jeshile’ për Maqedoninë e

Portali European Western Balkans citon 'Deutsche Welle' e cila ka shkruar për vendimin e Gjermanisë, që  vendosi  t’i japë ‘dritë jeshile’ Maqedonisë së Veriut për t’u pranuar në BE.

“Palët në pushtet në Gjermani kanë rënë dakord t'i japin dritën jeshile Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat e pranimit në BE, raporton Deutsche Welle. Vendimi zyrtar do të merret të enjten.

Më herët u raportua se Gjermania do të mbështesë gjithashtu hapjen e negociatave me Shqipërinë, por me disa kushte. Asnjë kusht i tillë nuk përmendet kur bëhet fjalë për Maqedoninë Veriore.

"Fakti që partitë e koalicionit kanë pastruar rrugën për fillimin e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është një sinjal i rëndësishëm për integrimin evropian të të gjithë rajonit", deklaroi anëtari i partisë Socialdemokratike Nezahat Baradari, raporton DW.

Qeveria gjermane është e detyruar të kërkojë miratimin e parlamentit për vendimet që lidhen me zgjerimin e BE-së. Partia e Gjelbër gjithashtu pritet të pajtohet për vendimin.

Vendimi përfundimtar është në duart e liderëve të BE dhe pritet të merret në një samit të planifikuar për 17 dhe 18 tetor të këtij viti. Drejtuesit e Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë dhe Kroacisë tashmë kanë shprehur mbështetjen e tyre gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të KB, raporton MIA.

Burimi: europeanwesternbalkans

Të fundit