Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
DW: Në protestën e opozitës edhe flamuri i Gjermanisë; Basha e konsideron aleate të rëndësishme
Për rreth dy orë e gjysmë, opozita e bashkuar protestoi përpara kryeministrisë. Në ndryshim nga protestat e kaluara, kësaj here protesta kaloi pa incidente dhe ishte nё tёrёsi paqësore. Nё prag tё protestës ka pasur apele nga BE dhe SHBA pёr përmbajtje dhe distancim nga dhuna, si dhe qё palёt tё bisedojnë pёr tё gjetur zgjidhje dhe tё mos e zhysin vendin nё krizë politike.
Edhe pse u përdorën shashkat në drejtim të kryeministrisë dhe tymuesit, ato nuk ishin akte të veçuara, jo mbizotëruese. Në vend të tyre, mbështetësit e opozitës zgjodhën të lëshonin drejt qiellit balona të bardha, në formë abazhuri, me parullën “Rama IK“ , pasi i vinin zjarrin në sajë të një mekanizmi që i bënte të ngiteshin lart, mes tymit.
Ndryshe nga protestat e tjera kombëtare anti-qeveritare ku mbizotëronte flamuri kombëtar kuq e zi, në protestën e të shtunës mbizotëronin flamuri blu i BE dhe ai i SHBA, por nuk mungonte as flamuri i Gjermanisë, që opozita e konsideron aleaten e saj të rëndësishme.
Kërkesat e opozitës dhe të mbështetësve të saj janë të pandryshuara: largim i kryeministrit Rama, formim i një qeverie kalimtare që të organizoje zgjedhje të lira dhe të ndershme, moslejim i zhvillimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, në të cilat opozita ka deklaruar se nuk merr pjesë pasi sipas saj ato „ do të jenë një farsë“.
Element i ri në protestën e të shtunës është edhe mbajtja nga protestuesit e një tepsie prej alumini ku brenda saj ishin ngjitur parulla antiqeveritare dhe foto që stigmatizonin kryeministrin Rama në lidhje me akuzat e opozitës për blerje votash, korrupsion dhe lidhje me krimin, të hedhura poshtë nga kryeministri dhe qeveria e tij.
Basha: Tani shansi për zgjidhjen e krizës politike
Sipas një rituali të konsoliduar në protestat kombëtare anti-qeveritare të opozitës në Bulevardin „Dëshmorët e Kombit„ që nga fillimi i tyre në mesin e shkurtit të kaluar, lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbajti fjalimin e radhës para protestuesve.
Basha tha në fjalën e tij se „zgjidhja politike e krizës kalon vetëm përmes largimit të Rames” të cilën e quajti “shkaktar dhe pengmarrës të demokracisë“
“Tani është shansi për zgjidhjen politike të krizës. Mjerë kush e lexon si shenjë dobësie, pasi ne jemi më të fortë se kurrë. Liri a vdekje! Demokraci a vdekje! Çdo ëndërr për të imponuar me krimin zgjedhje moniste dhe çdo përpjekje për të mos u larguar por për të vijuar të qeverisë me krimin, do të marrë përgjigjen e merituar nga ky shesh”, tha Basha në fjalën e tij, që e mbylli me thirrjen drejtuar protestuesve për të vijuar protestën në sheshin para Parlamentit.
Thirrjet e faktorit ndërkombëtar merren në konsideratë
Në prag të protestës BE, OSBE dhe SHBA u bënë thirrje organizatorëve për të qëndruar larg akteve të dhunës. Delegacioni i Bashkimit Europian dhe ambasadat e vendeve anëtare vunë në duke se “dënojnë aktet e dhunës në protestat e mëparshme dhe u bëjmë thirrje udhëheqësve të protestës si dhe autoriteteve shqiptare që të sigurojnë që demonstrata e sotme të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe paqësore.
Ambasada e SHBA theksoi në deklaratën e saj se “nxitja e përplasjeve fizike apo hedhja e mjeteve plasëse, bombave Molotov dhe gurëve, është jo demokratike dhe e paligjshme. Ata që përfshihen në akte dhune kryejnë një krim dhe duhen vënë përpara përgjegjësisë”.
OSBE theksoi qëndrimin e saj të vendosur kundër dhunës ekstreme në protestën e 11 majit, ku protestuesit kërcënuan edhe Ambasadorin e OSBE-së në Tirana, Bernd Bochardt për qëndrimin pa ekuivok kundër dhunës.
“Dhuna është e papranueshme dhe trazirat nuk mund të zëvendësojnë angazhimin politik demokratik. Deklarata mbetet po aq e vlefshme sa edhe dy javë më parë - nënvizohet në qëndrimin e OSBE ndaj protestës së të shtunës.
„Koktejet e Molotovit, hedhja e gurëve dhe e shashkave janë të paligjshme. Përmendja e derdhjes së gjakut, pak ditë përpara protestës është e papërputhshme me demokracinë moderne dhe me protestat demokratike” - thekson OSBE në deklaratën e saj. DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38