Flash News

KRYESORE

DW paralajmëron: Zgjedhjet vendore nën hijen e mosbindjes civile

DW paralajmëron: Zgjedhjet vendore nën hijen e mosbindjes civile

Deutsche Welle ka analizuar situatën politike në Shqipëri, ku thekson se vendi po shkon drejt një përplasje civile nëse zgjedhjet vendore do mbahen më 30 qershor.

Sipas DW, situata është përkeqësuar pas insistimit të KQZ që nuk pranon lirojë KZAZ-të, pasi vendimit të presidentit Meta për anulimin e ’30 qershorit’.

“Mosbindja civile filloi të martën në Bashkitë e djathta të Shkodrës dhe Tropojës. Burime zyrtare nga KQZ bëjnë njoftojnë, se të martën në mbrëmje (18.06), në Bashkinë e Shkodrës, mbështetës të opozitës hynë në oborrin e gjimnazit "Shejnaze Juka” dhe pasi u konfrontuan  me forcat e policisë, i vunë flakën njërës prej klasave të katit të parë të shkollës, ku ishte vendosur Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve,(KZAZ). Të njëjtat burime pohojnë, se u dogj gjithë baza materiale e sjellë nga KQZ  për përgatitjen e zhvillimit të votimit më 30 qershor.

Incidenti, në mbrëmjen e së martës u parapri më herët, nga konfrontimi fizik i mbështetësve të opozitës me komisionerët e KZAZ, të vendosur  në Pallatin e Sportit, Shkodër,  dhe efektivat e policisë duke synuar të pengojnë hyrjen e komisionerëve në mjediset e KZAZ.

Në këto kushte KZAZ në Pallatin e Sportit është marrë nën mbrojtjen e Policisë së Shtetit. Në Bashkinë e Tropojës, mbështetës të opozitës hynë të martën me dhunë në mjediset e KZAZ dhe nxorrën jashtë materialet zgjedhore për zhvillimin e votimeve më 30 qershor”, raporton DW.

Të fundit