Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
DW zbardh planin: Si do të financohet rindërtimi i Evropës nga Covid-19?
Sensacioni në samitin e BE ishte deklarimi i mundësisë së dhënies së granteve nga BE. BE do të ngarkojë me borxhe jo vetëm shtetet e pasura, por edhe shtetet më të varfra për të ndihmuar nevojtarët, shkruan Auron Dodi.
Për paketën e parë për ndihmë të menjëhershme, 540 miliardë euro, në dispozicion që në qershor, qe rënë dakord para disa ditësh. Dje ajo u aprovua në samitin virtual të kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të BE. Debati kryesor në BE tani është për programin konjukturor, për paketën e dytë, të rindërtimit.
Prej saj do të përfitonin kryesisht shtetet e goditura më rëndë nga Covid-19 dhe që nuk kanë burime vetjake të mjaftueshme, si p.sh. shtetet e jugut: Italia, Spanja (ndoshta edhe Franca).
Ende nuk është përcaktuar vëllimi përfundimtar i kësaj pakete. Por mosmarrëveshje të thella ka për faktin nëse paketa do të japë kredi apo edhe grante, pra para që marrësit nuk do t'i kthejnë më.
Për vëllimin e ndihmës (e cila do të lidhet me madhësinë e buxhetit të ri të BE) Komisioni Evropian ka përfytyrimet e tij. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha dje se "nuk flasim për miliarda, por më tepër për një bilion" euro.
Me kërkesën e shteteve anëtare, Komisioni Evropian do të analizojë tani cilët sektorë ekonomikë janë goditur më fort nga kriza e Coronas dhe do të paraqesë një propozim: në datën 6 maj, ose më e vonta në javën e dytë apo të tretë të majit.
Sensacioni në samitin e djeshëm virtual të BE ishte gjithsesi pranimi i mundësisë së dhënies së granteve nga BE. Ursula von der Leyen foli dje për herë të parë se shtetet nevojtare do të marrin edhe grante. "Duhet gjetur një balancë midis granteve dhe kredive", tha von der Leyen.
Fakti që von der Leyen e bëri një deklaratë të tillë tregon se pas perdeve shtetet më të pasura të BE kanë rënë në parim dakord për këtë ofertë.
Dhe që këmbëngulja e shteteve jugore, që edhe ato të fitojnë mundësinë t'i përgjigjen „në mënyrë simetrike" goditjes simetrike ndaj BE prej virusit Covid-19, ka shënuar një sukses. Por megjithë përparimin e bërë, kjo do të kërkojë negociata të reja në BE.
Shkaku për rezervat për grante është nga njëra anë parimor: me grantet institucionalizohet transferta e pasurisë drejt jugut të Evropës, ankohen shtetet veriore. Nga ana tjetër, mënyra e financimit të fondit të rindërtimit të BE e bën edhe më të vështirë argumentimin e subvencioneve për disa shtete.
Kufizimi i përgjegjësisë me instrumentin e ri të B
Negociatat pas dyerve të mbyllura këto ditë kanë arritur një konsensus: paketa e rindërtimit do të financohet me borxhe të reja, të cilat do t'i marrë në tregje Komisioni Evropian, në emër të BE. Paratë nga borxhet do të derdhen pastaj në buxhetin e ri, shumë më të gjerë se të mëparshmit të BE, për vitet 2021-2027. Dhe ky buxhet do t'u japë para shteteve nevojtare për investime publike.
Kjo është rruga më e shpejtë ligjore, e lejuar nga marrëveshjet në fuqi të Bashkimit Evropian. Modeli i ri i bondeve të BE bazohet në instrumentin e solidaritetit të marrëveshjeve të BE, neni 122, paragrafi i dytë. Këtë e theksoi në fillim të kësaj jave kancelarja gjermane Merkel, në një konferencë për mediat.
Me këtë instrument të ri, përgjegjësinë për paratë që do të marrin shtetet nevojtare për rindërtimin, pra për kreditë apo grantet nga BE, do ta mbajnë shtetet anëtare, por në përputhje me pjesën e tyre në prodhimin ekonomik të BE. Sipas gazetës gjermane Handelsblatt, për Gjermaninë kjo pjesë është 26,9 përqind, për Francën 20,2 përqind.
Është një formë eurobondesh, por nuk quhet zyrtarisht e tillë, pasi përkufizimi i termit eurobond solli shumë debate. Në këtë kuadër Gjermanisë do t'i duhet t'i rrisë "përkohësisht" kontributet në buxhetin e BE, tha dje (23.04.) kancelarja Angela Merkel para Bundestagut Gjerman.
Me instrumentin e ri, dallimi nga Corona-bondet ose Eurobondet e zakonshme qëndron në faktin se me këtë formë të re, çdo shtet nuk do të përgjigjet për gjithë shumën e borxhit të marrë te kapitali i krijuar me borxhet. Kurse me eurobonde të zakonshme, kur një shtet nuk do ta paguante dot borxhin (siç druhen shtetet veriore për shtetet jugore), boshllëkun duhet ta kompensonin gjithë të tjerët.
Italia më e kënaqur se më parë
Italia u detyrua të heqë dorë nga kërkesa për Corona-Bonde, pasi mbeti e vetme. Megjithë favorizimin për eurobonde të zakonshme (që do të kërkonin megjithatë ndryshimin e marrëveshjeve të BE) edhe Spanja e Franca thanë se e mbështesin modelin e ri të huave.
Që në samitin e së enjtes (23.04.) u shqiptua mundësia e dhënies së granteve duhet të ketë kënaqur kryeministrin e Italisë, Giuseppe Conte.
Aq më tepër kur Italia, Spanja e disa shtete të tjera kanë edhe një arsye tjetër për të qenë të kënaqura. Banka Qendrore Evropiane deklaroi të mërkurën se do t'u blejë shteteve anëtare, bonde, letra me vlerë me rrezik të lartë. Kjo bëhet që besueshmëria e këtyre shtete të mos degradohet në treg nga agjencitë e vlerësimit të riskut, për shkak të krizës së Covid-19. Ky është hapi i parë i këtij lloji nga Banka Qendrore Evropiane, të cilin vëzhguesit e shikojnë si shkelje të parimeve të deritashme të BE. Por diskutimi për raportin grante-kredi në fondin e rindërtimit, si dhe për faktin e dhënies së granteve mbetet i hapur.
Franca, Italia dhe Spanja favorizojnë grantet
Italia dhe Franca janë qartësisht që huatë që do të marrin shtetet nevojtare nga ky fond i BE të jenë grante, pra paratë të mos kthehen. Këtë e kërkoi prerazi këtë javë ministri i Financave të Francës, Bruno Le Maire.
Ç'kuptim ka që të thellohet edhe më tej borxhi kombëtar i shteteve në nevojë me kredi të reja, kur shtetet e jugut janë të zhytyra edhe tani në borxhe, pyesin në Paris. Në një intervistë dhënë gazetës Financial Times, Presidenti i Francës Emmanuel Macron tërhoqi vëmendjen se disa shtete anëtare nuk i ndihmojnë dot me garanci të gjera (si shtetet veriore) ndërmarrjet vendase, pasi nuk kanë rezerva të mjaftueshme kapitali. Edhe pa Covid-19, borxhi i Italisë është rreth 130 përqind e prodhimit ekonomik (madje edhe borxhi i Francës pritet të arrijë 115 përqind të prodhimit ekonomik).
Nga ana tjetër: është e vështirë që disa shteteve më të varfra se Italia të BE, si p.sh. Rumanisë apo Bullgarisë t'u shpjegosh që duhet të marrin përmes BE borxhe (të cilat kanë kosto për ta) për t'ia falur paratë pastaj, me grante, Italisë, Spanjës e ndoshta edhe Francës. Ndaj kryeministri i Holandës, Mark Rutte tha dje në Bruksel se po qe fjala për grante, pra për dhurata, paratë duhet të sigurohen nga programe të tjera evropiane./DW/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38