Flash News

KRYESORE

Dy adoleshentet vënë në lojë policinë e Tiranës

Dy adoleshentet vënë në lojë policinë e Tiranës

Dy adoleshente kanë alarmuar policinë e Tiranës me kallëzimin e tyre se kanë tentuar t’i vjedhin.

Policia e kryeqytetir u vu menjëherë në lëvizje për ngjarjen, e cila në fakt rezultoi një alarm i rremë nga adoleshentet me iniciale D. N., dhe A. M, 17 vjeçe.

Sipas policisë rreth orës 23.50 dy 17-vjeçare kanë kallëzuar se kanë tentuar t'i vjedhin duke dëmtuar veten e tyre në pjesë të ndryshme të trupit. Për pasojë A. M, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj tyre nisën hetimet në gjendje të lirë për kallëzim të rreme, por ndërkohë mësohet se vajzat kanë shkuar vonë në shtëpi dhe kanë dashur të përdorin si justifikim para prindërve faktin se kanë tentuar t’i vjedhin.

Të fundit