Flash News

KRYESORE

“Dy aftësitë që do i duhen brezit të ri në 50 vitet e ardhshme”

“Dy aftësitë që do i duhen brezit të ri në 50

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, ka listuar dy alternativat ku politika duhet të investojë te të rinjtë në vitet e ardhshme.

Referuar Yuval Noah Harari, Panariti shkruan se Zotërim i inteligjencës emocionale dhe rishpikja e vetvetes janë dy fushat ku duhet inversuar për të rinjtë.

“Cilat janë dy aftësitë që do ti duhen brezit të ri për pesedhjete vitet e ardheshme, për të ecur para? Ku do të na duhet të investojme fort në formimin e të rinjve tanë dhe si shoqeri në teresi? Pergjigjen na e jep Yuval Noah Harari, një nder mendimtaret më të fuqishem bashkëkohore, filozof, historian dhe profesor universiteti. Cilat janë keto? Së pari: Zotërim i inteligjencës emocionale, thënë ndryshe aftësisë për të zbuluar dhe administruar emocionet e tua dhe ato të tjereve. Së dyti : Të rishpikesh vetveten, thënë ndryshe aftesia për të njohur dhe për t’u pershtatur në kohe me zhvillimet e vrullshme teknologjike të cilat do të fshijne në vitet që do vijne, pjesën dermuese të profesioneve tradicionale", shkruan Panariti në Facebook.

Të fundit