Flash News

KRYESORE

Dy amendamentet e LSI për studentët në Kuvend, reagon Rama: Doktoresha e Shkencave s'paska fjetur mbrëmë

Reagon kryeministri Edi Rama pak pas deklaratës së kryetares së LSI, Monika Kryemadhi sot në mëngjes, e cila njoftoi se LSI do të depozitojë në Kuvend dy amendamente që do të plotësonin 8 kërkesat e studentëve.

Në një reagim në twitter, Rama ironizon deklaratat e Kryemadhit, referuar edhe denoncimit të Taulant Mukës për doktoraturën e saj si plagjiaturë.

“Doktoresha e Shkencave, Monika Kryemadhi, s'paska fjetur mbrëmë si Lul Artisti (që para se t'ia fuste gjumit u la porosi qytetarëve,t'u çonin ushqime e batanije protestuesve)!Ajo e paska gdhirë duke menduar për të shkretët studentë në të ftohtë dhe ka gjetur zgjidhjen shkencore”, shkruan Rama.

Të fundit