Flash News

KRYESORE

Dy anëtarët e stafit të OBSH-së rezultojnë pozitiv ndaj COVID-19

Dy anëtarët e stafit të OBSH-së rezultojnë pozitiv ndaj

Një nga zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), në një deklaratë sot, ka treguar se dy anëtarët e stafit kanë rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.

Organizata që po udhëheq luftën kundër koronavirusit globalisht njoftoi gjithashtu se të dy punonjësit filluan që të shfaqnin simptoma ndërsa ndodheshin në shtëpi dhe më pas u testuan. Lajmi për diagnostikimin e dy punonjësve të OBSH vjen shumë pak pasi zyra rajonale për Evropën theksoi se masa më të rrepta nevojiten në të gjitha vendet evropiane.

Nuk dihet ende nëse dy personat e infektuar ishin duke punuar me çështjen e Covid-19 në kohën që janë sëmurur.

OBSH-ja tashmë e konsideron Europën si epiqendrën e re të pandemisë.

Të fundit