Flash News

KRYESORE

Dy çanta me drogë, policia arreston dy të rinj

Dy çanta me drogë, policia arreston dy të rinj

Policia e Gjirokastrës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë sekuestruar një sasi droge, e llojit kanabis, në afërsi të vijës së gjelbër pranë Postës së vjetër të Mullirit pranë Kakavijës.

Në pranga kanë rënë dy persona Armando Armaçi, 30 vjeç nga Kuçova, banues në Ksamil dhe Theodhori Lici nga fshati Grapsh, Dropull, 30 vjeç.

Ata u konstatuan rreth orës 17:00, nga shërbimet e FNSH që patrullojnë kufirin e gjelbër në këtë zonë. Ndërkohë nuk dihet ende sasi e drogës së sekuestruar.

 

 

Të fundit