Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Dy çështjet e 'nxehta' nesër në Kuvend; opozita i jep fundit bojkotit?
Opozita parashikon të zhvillojë një mbledhje në qytetin e Vlorës pas atyre që ka organizuar në Shkodër, Elbasan dhe Durrës, për të dhënë mbështetje për qytetarët që përballen çdo ditë me krimin e organizuar. Mbledhja është diskutuar për t’u zhvilluar këtë të enjte në qytetin bregdetar, por burime brenda Partisë Demokratike bëjnë me dije për Politiko.al se një vendim përfundimtar nuk është marrë ende për shkak të zhvillimeve që lidhen me punimet e Parlamentit.
20 shtatori mund të jetë dita e hyrjes për herë të parë të opozitës në sallën e Kuvendit në këtë sesion të ri, pas tre seancave të bojkotuara.
Në rendin e ditës së nesërme, është parashikuar që Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku të raportojë për më shumë se një orë përpara deputetëve. Në fokus të fjalimit të Markut do të jetë pikërisht situata kriminale në Shqipëri për vitin 2017-të. Ky është rikthimi i parë i kryeprokurores në sallën e Kuvendit që prej ditës ku u zgjodh në atë detyrë me kundërshti të mëdha nga opozita dhe në mesin e flakadanëve.
Por llogaria që duhet të kërkojnë ndaj Markut dhe atyre që e emëruan në atë post nuk është arsyeja e vetme që po shtyn drejtuesit e opozitës të konsiderojnë rikthimin në Kuvend. Nesër parashikohet që të votohet edhe ligji i ri për Teatrin Kombëtar, që pavarësisht protestës disa mujore të artistëve dhe intelektualëve, i hap rrugë shembjes së godinës në qendër të Tiranës.
Gjithsesi, vendimi përfundimtar se ku opozita do e zhvillojë aksionin nesër pritet të merret në orët në vijim.