Flash News

KRYESORE

Dy çiftet më të preferuar të ‘BB9’ vazhdojnë miqësinë jashtë shtëpisë, kalojnë mbrëmjet së bashku

Dashuria ishte kryefjala e edicionit të 9 të ‘Big Brother’. Dy nga çiftet më të dashur, që fituan menjëherë zemrat e publikut ishin pa dyshim Danjel-Fotini dhe Benard-Xheni. E ndërsa dikur darka i gjente bashkë, por nuk ishin asgjë me njëri-tjetrin, nata e mbrëmshme ka qenë e veçantë, pasi dy çiftet e dashuruar janë argëtuar së bashku deri në orët e para të mëngjesit, shkruan Who. Xheni dhe Benardi kanë qenë pothuajse ndër të vetmit që kanë mbështetur Danjelin dhe Fotininë në rrugën drejt tores dhe me sa duket ata ruajnë akoma një miqësi shumë të bukur me njëri-tjetrin.

Të fundit