Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Dy deputetët e PS që votuan kundër urdhrit të qeverisë në Parlament, e shprehën opinionin publikisht
Në total mazhoranca vijon të votojë në mënyrë kolektive pro nismave të qeverisë dhe vendimeve politike të grupit. Rastet përjashtimore janë të rralla. Konkretisht, ligji me më shumë “devijime” në votën politike “kundër” të grupit të PS është nisma ligjore e deputetit I.Beqaj, për faljen e gjobave të vendosura nga AKU.
Gjatë sesionit të dytë 2019, për këtë nismë PS votoi kundër, deputeti Beqaj votoi “pro”, si dhe tre deputetë të PS, D.Bushati, V.Hysi dhe A.Xhembulla vendosën të abstenojnë. Deputeti Bushati ka abstenuar edhe në dy votimet politike të iniciuara nga kryeministri Rama, të njohur si paketa anti-shpifje, konkretisht ligji për mediat audio-vizive dhe ai për komunikimet elektronike në RSH.
Votë tjetër ndryshe nga grupi ishte vota abstenuese në dy raste e deputetit F. Xhafaj, e para për rrëzimin e dekretit të Presidentit lidhur me kthimin e ligjit për Akademinë e Shkencave dhe e dyta për nismën ligjore të kryeministrit E.Rama “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare”.
Po ashtu deputetja B. Gjylameti votoi ndryshe nga grupi, me votë abstenuese për projektligjin “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme” .
Vlen të theksohet një diskutim ndryshe në seancën dedikuar zgjedhësve dhe situatës post – tërmet në shtator 2019, gjatë të cilës bëri diferencë vetëm deputeti dhe ish-ministri Fatmir Xhafaj.
Ai pjesën e parë të fjalës ia dedikoi luftës politike, por në pjesën e dytë deklaroi se “qeveria do t’i bënte një shërbim të mirë vendit nëse në reflektim të kësaj që përjetuam dhe nevojës për t’u përballur me dëmet, të përgatiste e të bënte shumë shpejt publike një strategji të qartë reflektimi, të shoqëruar me një plan serioz veprimi”. Marrë me shkëputje nga ISP