Flash News

KRYESORE

Dy dështimet e  Ramës me transparencën

Dy dështimet e  Ramës me transparencën

Mungesa e transparencës ka qenë një nga tiparet kryesore të qeverisjes së majtë në këto 5 vite të drejtimit të vendit. Për ironi edhe dy ndër dështimet e qeverisë lidhen pikërisht me dy nisma të ndërmarra dhe të lobuara fort prej saj, sa i takon transparencës.

E para është transparenca.al, një portal i hapur nga Rama gjatë mandatin të kaluar i cili do të shërbente si burimi i së vërtetës. Në këtë portal nisën të publikoheshin deklarata të cilat i përgjigjeshin akuzave të opozitës dhe shkrimeve të publikuara në media, por nuk zgjati shumë, dhe ky portal pushoi së funksionari.

Dështimi i dytë, ka të bëjë me transparencën e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit. Ngritjen e Autoritetit për hapjen e Dosjeve, Rama e cilësoi si një vendim i cili do të zbardhte atë të kaluar të errët. Por edhe sot ky Autoritet, edhe pse vijon të jetë funksional, është shumë larg pritshmërisë. Madje një prej anëtarëve të tij, ka shprehur publikisht, disa herë, rezerva sa i takon efektshmërisë së punës së Autoritetit.  

 

 

Të fundit