Flash News

KRYESORE

Dy ditë para 10 vjetorit të Pavarësisë, Kosovën e njeh edhe një tjetër shtet

Dy ditë para 10-vjetorit të Pavarësisë, Kosova ka marrë njohjen dhe nga një tjetër shtet. Barbadosi është shteti i radhës që ka njohur zyrtarisht Kosovën si shtet i Pavarur.

Lajmin e kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale, si Presidenti Hashim Thaçi, ashtu edhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli. “Në vigjilen e festës së madhe të pavarësisë, ja edhe një njohje nga shteti i Barbadosit, Urime Kosovë e dashur!!”, shkruan Pacolli.

Të fundit