Flash News

KRYESORE

Dy ditë para zgjedhjeve, Tom Doshi shpërndan pako me ushqime

Tom Doshi, kandidati për deputet në Shkodër, ka shpërndarë pako me ndihma ushqimore dy ditë para zgjedhjeve elektorale të 25 qershorit. Një ditë më parë ai tha se i shpërndan këto ndihma me rastin e festës së Bajramit, ndërsa theksoi se qytetarët janë të lirë të votojnë si të duan.

“Unë për vete, ditën e premte kam përgatit 400 pako për pazar të vjetër, edhe ju kam thënë, ndaç më votoni, ndaç mos më votoni, unë du që edhe ju si gjithë të tjerët ta festoni festën e Bajramit, për ato familje që s’janë në gjendje të festojnë festën”, deklaronte Doshi.

Të fundit