Flash News

KRYESORE

Dy ditë pas hapjes së aplikimeve për Lotarinë, Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm

Aplikimet për lotarinë Amerikane kanë nisur prej dy ditësh. Me mijëra shqiptarë kanë aplikuar me shpresën që të mund të udhëtojnë drejt SHBA-ve.

Sot Ambasada Amerikane ka shpjeguar se kur mund të rrezikohen nga skualifikimi.

Në një foto të postuar nga Ambasada shpjegon se po të aplikosh më shumë se njëherë në këtë lotari skualifikohesh direkt, ndaj duhet të aplikojmë vetëm njëherë.

Lotaria Amerikane mbyllet me datë 7 nëntor dhe pritet të ketë shumë aplikime nga shqiptarët të cilët ëndërrojnë të emigrojnë për në SHBA dhe këtë e treguan shifrat e vjetshme ku 200.000 shqiptarë u bënë pjesë e kësaj lotarie.

Të fundit