Flash News

KRYESORE

Dy ditë pas zgjedhjeve, vjen dorëheqja e parë në Akademinë e Shkencave

Dy ditë pas zgjedhjeve, vjen dorëheqja e parë në

Vetëm dy ditë pas zgjedhjeve, ku drejtuesit këmbyen vendet dhe nënkryetari u bë kryetari i ri i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, vjen dorëheqja e parë në këtë institucion.

Nënkryetari i sapozgjedhur, akademiku Myzafer Korkuti ka dhënë sot dorëheqjen nga posti në të cilin u zgjodh vetëm së fundi me votën e anëtarëve.

 Akademia ka vendosur thirrjen e një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Asamblesë më datën 11 shtator, ku do të diskutohet për reformimin e institucionit.

Korkuti u zgjodh nënkryetari i Akademise me 27 vota pro, 3 kundër dhe një abstenim. Nuk bëhet akoma e ditur arsyeja se përse Korkuti ka marrë një vendim të tillë. 

Të fundit