Flash News

KRYESORE

Dy ditë pasi u dhunua, gazetari shfaqet në protestën përpara Kryeministrisë

Gazetari Ismet Drishti po merr pjesë në protestën që po zhvillohet përpara Kryeministrisë. Drishti i është bashkuar thirrjes së shoqërisë civile për të protestuar kundër koncesioneve dhe taksave të larta të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Ai shoqërohet nga bashkëshortja, ndërsa në krah mban djalin e tij.

Dy ditë më parë, Ismet Drishti u dhunua nga disa persona ende të paidentifikuar. Zyrtarë të opozitës e kanë lidhur këtë ngjarje me deklaratat dhe qëndrimet e gazetarit kundër qeverisë Rama.

Të fundit