Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dy ditë përpara referendumit, Pandeli Majko: Maqedonia është si Siria; nëse votohet “jo”, është fillimi i kaosit për rajonin
Ish-kryeministri Pandeli Majko ka publikuar një reagim për referendumin në Maqedoni, që do të zhvillohet më 30 shator. Në këtë referendum, fqinjët tanë do të vendosin nëse pranojnë ose jo, ndryshimin e emrit të shtetit në ‘Republika e Maqedonisë Veriore’.
Majko, i cili është aktualisht ministër i Diasporës, e konsideron mendjelehtësi të politikës në Shkup për ta dërguar këtë çështje në referendum, pasi ky vendim e ka kthyer këtë shtet në shesh-betejën e dytë, pas Sirisë, të "Luftës së Ftohtë" të Perëndimit me Lindjen.
Ai thekson se nëse referendumi nuk fiton, Maqedoninë e pret kaosi dhe ky është vetëm fillimi për të gjithë kaosin që do të përhapet në Ballkan.
“Nëse Referendumi nuk fiton, Maqedoninë e pret kaosi. Dhe jo vetëm kaq. Ky është vetëm fillimi për rajonin. Justifikimet se referendumi është “konsultativ" nuk do të vlejnë. Maqedonia do të kthehet në një shtet “epruvetë" ku Lindja do të shpallë fitoren më të hidhur ndaj Perëndimit”, thotë ministri shqiptar.
Majko shkon edhe më tej me parashikimin e tij, kur paralajmëron se vota ‘jo’ në referendum do të jetë e barasvlefshme me vrasjen e Franc Ferdinandit, që nisi Luftën e Parë Botërore më 1914-ën.
“Në se referendumi do të humbet ai nuk do të jetë “konsultativ”. Ai do të jetë i barazvlefshëm me aktin e nacionalistit serb, Gavrilo Princip, i cili më 28 qershor 1914, vrau trashëgimtarin e fronit austro-hungarez, Arkidukën Franc Ferdinand, dhe gruan e tij Sophie. Në Ballkan detaji kthehet në demon dhe e kundërta”, shprehet ai.
Pandeli Majko paralajmëron gjithashtu se humbja e referendumit do të ketë pasoja edhe për shqiptarët, jo vetëm për ata që jetojnë në Maqedoni.
Reagimi i plotë i Pandeli Majkos:
REFERENDUMI I MAQEDONISE SI FTESE PER KAOS…
Me referendumin e të djelës, në 30 shtator, Maqedonia është në udhëkryqin e vet më të rëndësishëm pas pavarësisë së saj nga ish Jugosllavia. Kjo është vetëm ajo që shikohet. E “padukshmja" e referendumit e ka kthyer këtë shtet në shesh-betejën e dytë, pas Sirisë, të "Luftës së Ftohtë" të Perëndimit me Lindjen. Eshtë një Perëndim tjetër më i zgjeruar i cili ka përballë një Lindje më të vërtetë.
Pyetja e refendumit është: “Nëse jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”
Përballë kësaj pyetjeje, Maqedonia është e ndarë në paqartësitë e saj midis të djathtës nacionaliste dhe aleancës së të majtës maqedonase dhe me partitë shqiptare.
Në se Referendumi nuk fiton, Maqedoninë e pret kaosi. Dhe jo vetëm kaq. Ky është vetëm fillimi për rajonin. Justifikimet se referendumi është “konsultativ" nuk do të vlejnë. Maqedonia do të kthehet në një shtet “epruvetë" ku Lindja do të shpallë fitoren më të hidhur ndaj Perëndimit.
Europa është në një ditë të keqe sot përballë referendumit të Maqedonisë. Ajo nuk ka politikanë që ta përfaqësojnë si hapësirë, me përjashtim të Merkelit. Të tjerët, dinë vetëm cfarë nuk duan.
Referendumi ka kundërshtarë në kutitë e votimit edhe votuesit shqiptarë të “ngopur" nga premtimet boshe pas Marëveshjes së Ohrit. Kjo "kontratë bashkëjetese" megjithëse u nënshkrua me shqiptarët nuk i përmend ata në letrën që i dha paqen Maqedonisë në gusht të vitit 2001. Mosrealizimi i saj dhe lodhja nga premtimet boshe nxit rrezikun që një pjesë e shqiptarëve të shkojnë drejt mosvotimit. Marrëveshja e Ohrit ka prodhuar pushtet por jo cilësi jete për shqiptarët.
Nëse referendumi do të humbet ai nuk do të jetë “konsultativ”. Ai do të jetë i barazvlefshëm me aktin e nacionalistit serb, Gavrilo Princip, i cili më 28 qershor 1914, vrau trashëgimtarin e fronit austro-hungarez, Arkidukën Franc Ferdinand, dhe gruan e tij Sophie. Në Ballkan detaji kthehet në demon dhe e kundërta.
Me vendimin për referendumin e 30 shtatorit, me mendjelehtësi Maqedonia ka hedhur në udhëkryq sigurinë e vet kombëtare. Humbja apo fitorja e referendumit për elitën politike të Shkupit është luftë për pushtet. Ata ankohen nga e kaluara dhe kanë frikë nga e ardhmja. Kryeministri Zaev dobësinë ka pikën e tij më të fortë. Askush nuk di të thotë se cfarë ndodh pas dorëheqjes së tij kur referendumi të humbasë dhe Maqedonia ti thotë zyrtarisht “JO" bashkimit të saj me Perëndimin.
Humbja e Referendumit do të konsiderohet sidomos edhe një humbje e shqiptarëve.
Sot, shqiptarët kanë ndruar “vendet” në rajon. Ata përfaqësojnë statuskuonë. Shqiptarët kanë "firmosur" anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, Paketën Ahtisarit në shtetin e Kosovës, Marrëveshjen e Ohrit në Maqedoni dhe pavarësinë e Malit të Zi. Të gjitha bashkë, përbëjnë një kontratë ndërkombëtare që elita shqiptare e post-Luftës së Ftohtë e pranoi si garante e paqes. Sot, shqiptarët janë protagonistët më të fortë rajonal për integrimin në NATO dhe Bashkimin Europian.
Në Luftën midis Perëndimit dhe Lindjes në Maqedoni, shqiptarët janë të “dënuar" të mos kenë dilema. Humbja e referendumit në Maqedoni do të ishte për ta më e rëndë se sa fati i një qeverie në Shkup.
Referendumin e Maqedonisë “të gjitha ose asgjë" e konsideroj një ftesë për kaos. Vite më parë ftova shqiptarët ti vinin flakën flamurit të Maqedonisë në sheshet e protestës kur i quajtën “barbarë” në librat e akademisë maqedonase. Sot, më duhet tu them se Maqedonia duhet mbrojtur nga barbaria e politikës mëndjelehtë të Shkupit!
Përgjigjen shqip të referendumit e di. Atë maqedonase po pres me ankth! Votat që do numërohen në Maqedoni kanë më shumë se një përgjigje. Vetëm njëra i takon Maqedonisë! Sigurisht!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38