Flash News

KRYESORE

Dy ditë përpara samitit, Kremlini: Për Rusinë, Trump është një partner

Dy ditë përpara samitit, Kremlini: Për Rusinë, Trump

Rusia e konsideron presidentin amerikan, Donald Trump si partnerin e saj, garantoi Kremlini, para se të mbahet samiti i parë të hënën mes krerëve të dy vendeve, që do të zhvillohet në Helsinki në Finlandë.

“Ne e konsiderojmë Trump si pertnerin tonë me të cilin mund të negociojmë”, deklaroi për gazetarët këshilltari i Kremlinit, Juri Uçakov, duke u shprehur se shpreson që kontaktet mes dy presidentëve do të vazhdojnë pas samitit.

“Situata në marrëdhëniet dypalëshe është shumë e keqe. Duhet filluar nga diçka për ta rregulluar”, shtoi Uçakov.

Marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit, në nivelet më të ulëta që prej Luftës së Ftohtë, janë dëmtuar kryesisht nga mosmarrëveshjet e vazhdueshme në konfliktin në Siri, Ukrainë apo nga akuzat për ndërhyrje ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016, akuza që Rusia i ka kundërshtuar.

Të fundit