Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Dy drejtorët e rëndësishëm që i rezistuan ndërrimit të pushteteve. Njëri u shkarkua sot
Shemsi Premçi u lirua nga detyra e kreut të Emergjencave Civile, pas afro pesë viteve në krye të saj. Njoftimin e bëri të ditur vetë Premçi, ndërsa në vendin e tij, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, emëroi Haki Çakon, ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Shemsi Prençi u emërua në krye të Emergjencave Civile në kohën kur qeveria drejtohej nga demokratët ndërsa rezistoi në këtë post pavarësisht ndryshimit të pushteteve. Por pa mbushur ende vitin e parë të mandati të dytë të qeverisë aktuale, Premçi u shkarkua nga detyra.
Një tjetër drejtor i rëndësishëm i cili, dhe mesa duket i vetëm, po vijon ti rezistojë ndryshimit të pushtetit është Benet Beci, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Beci është emëruar në krye të Fondit Shqiptar të Zhvillimit nga qeveria e demokratëve ndërsa vijon të jetë ende në këtë detyrë.