Flash News

KRYESORE

Dy emisione politike përfundojnë sezonin televiziv

Dy emisione politike përfundojnë sezonin televiziv

Dy ndër emisionet kryesore politike, ‘Të paekspozuarit” dhe ‘360 Gradë’ kanë njoftuar mbylljen e këtij sezoni televiziv.

“Ky do të jetë emisioni ynë i fundit për këtë sezon”, pohoi drejtuesi i emisionit Ylli Rakipi i emisionit ‘Të Pakespozuarit’ në Top Channel.

“Do të shihemi edhe javën tjetër, por kjo nuk do të thotë se nuk do shfaqem sërish në ekanin e ‘Ora News' sezonin e ardshem’, do shihemi përsëri”, konfirmoj gazetari Zheji i emisionit ‘360 gradë’.

Emisionet e tjera politike, si ‘Opinion’ në TV Klan, ‘Real Story’ në Vizion Plus dhe ‘Studio e Hapur’ në News 24, pritet të përfundojnë në fund të muajit, datë e cila përkon edhe me përgjigjen zyrtare nga BE për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë.

Sa i takon sezonit të ri që do të fillojë në shtator, pritet të ketë surpriza teksa Blendi Fevziu ka pranuar se mund të transferohet në televizionin Top Channel.

Po ashtu, një lëvizje e tillë e mundshme do të detyronte emisionet ‘Të paekspozuarit’ dhe ‘Top Show’ të ndryshonin datat e transmetimit ose të largoheshin në televizione të tjera.

Të fundit