Flash News

KRYESORE

Dy emra në tavolinë, Besa Shahini refuzoi zv/rektoren që u përplas me Edi Ramën për studentët

Dy emra në tavolinë, Besa Shahini refuzoi zv/rektoren që u

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini komandoi sot në krye Universitetit të Tiranës, Bernard Dostin, pasi shkarkoi Mynyr Konin nga posti i rektorit. Por edhe pse në media ishte publikuar informacioni se Dosti, zv/Rektor për anën mësimore, ka publikuar artikuj me kopje, kjo nuk e pengoi ministren Shahini t’i jepte çelësat e universitetit më të madh në vend.

Përveç emrit të Bernard Dostit, Besa Shahini ka patur në tavolinë edhe emrin e Gentiana Kerës, zv/Rektore për anën Shkencore në Universitetin e Tiranës.

Shkak për refuzimin e Kerës, që deri më tani rezulton ‘e pastër’ sa i përket plagjiaturave, mund të jetë bërë kundërshtimi i saj i vazhdueshëm ndaj ligjit të arsimit të lartë dhe një përplasje që ka patur me kryeministrin Edi Rama gjatë protestës së studentëve.

Në një takim që u zhvillua në janar midis Ramës dhe pedagogëve, Gentiana Kera deklaroi se nuk sheh se si ‘Pakti për Universitetin’ i jep zgjidhje kërkesës së studentëve për plagjiaturat. Kjo deklaratë nervozoi kryeministrin, i cili u përgjigj ashpër: “Qeveria është përqendruar me të gjitha kapacitetin e vet, për t’i dëgjuar studentët. Pyetja ime është po ju zonjë i dëgjoni studentët dhe sa i dëgjoni studentët. Nuk e kam me ju personalisht, por duhet ta thoni qartë çfarë do bëni me plagjiaturat, nuk mund të na i lini ne si një top dhe të mos bëni mësim si një presion... Nuk e kam për debat fare, në këtë pikë nuk mund të jemi peng, peng qeverinë nuk keni për ta marrë dot, duke bërë presion, duke u fshehur, duke mos shkuar në mësim etj.”

Gentiana Kera ishte gjithashtu një prej pedagogeve të Filologjikut që nënshkroi kërkesën për shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë, ndërsa më parë ishte shprehur në media se ky ligj ka ndikuar negativisht në përfshirjen e studentëve në vendimmarrjet e universitetit.

Të fundit