Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gjergj Meta
Mendoj se hera e fundit që kam takuar Gilmanin ka qenë në Vorë. Kishim lënë një takim për një gjë të çuditshme. Unë do t’i jepja atij një copë të bardhë plastike që ne e përdorim si priftërinj për ta vendosur në këmishën e zezë e që na dallon se jemi priftërinj. Gilmani ma kishte kërkuar, sepse në karnevale donte të vishej si prift. Mbaj mend që në atë kohë ai ishte përfshirë në një valë sulmesh virtuale nga persona të cilëve nuk u pëlqenin mendimet e Gilmanit rreth fesë dhe sidomos rreth shfaqjeve të ekstremizmit në disa shtete të Europës. Pikërisht në këtë klimë ai donte të bënte diçka, si për të thënë që unë e çoj deri në fund mendimin tim, se jam njeri i lirë dhe se, edhe fetarët mund të jenë objekt i shakasë dhe komicitetit. Mua m’u duk simpatike ideja e Gilmani që të vishej si prift, pasi shpesh i thoja që “…nganjëherë në qëndrime ti dukesh më prift se unë e unë dukem më laik se ti”. Ishte bashkë me të shoqen atë ditë dhe pimë kafen. Nuk e dija që do të ishte kafja e fundit me Gilmanin. Por ja, sot u mbush një vit që Gilmani nuk është më mes nesh.
Edhe pse marrdhënia ime me të nuk ka qenë shumë e dendur nga pikpamja e frekuentimit, kemi ushqyer një simpati të ndërsjellë. Mbaj mirë ndërmend sportivitetin e tij, edhe në mënyrën se si diskutonte apo shpaloste idetë e veta, përveç shëmbëllimeve të ecjeve të tija me biçikletë. Në fakt, ai ishte në një dinamikë të vazhdueshme si njeri e nuk ndalej lehtë. Në media u bë i njohur shumë për mendimet e tij, edhe pse shpesh media është një e pangopur që pasi të konsumon të hedh, kur nuk ka nevojë më për ty.
Me Gilmanin, mbanim në një të përditshme, një rubrikë në të cilën për të njëjtën pyetje përgjigjeshim të dy, nga këndvështrime të ndryshme. Jo rrallëherë këndvështrimet tona puqeshin e herë të tjera ndaheshin, por gjithmonë ajo që karakterizonte ndërhyrjet ishte mirësjellja. E kam parë si një model përqasjeje ndaj temave të ditës së sotshme, pa pasur nevojë që të vendosemi për çdo gjë në llogore, por përreth një tavoline në të cilën, në fund të fundit, e dimë se rezultati është për të mirën e përbashkët ose për të keqen e përbashkët. Ndoshta në atë agora’, kështu quhej rubrika jonë, u dha një model sado i vogël e ndoshta periferik se si rreth gjërave mund të diskutohet, mund të jesh edhe me mendime ndryshe, apo edhe të kundërta e në fund mund të shtrëngohet dora e tjetrit pa pasur nevojë për anatemime të ndërsjellta.
Kjo mënyrë e të bërit të diskutimit në sferën publike krijon për mendimin tim një lloj modeli larg klisheve të përplasjeve ideologjike që sjellin veçse konliktualitet. Kam në mendjen time shpesh njerëz që polemikën dhe diskutimin e kthejnë një fushëbetejë për jetë a vdekje, në një luftë, ku njerëzit ndahen në ata dhe ne. Në çdo njeri ka diçka që të përket dhe që është e mirë, e bukur dhe të pasuron. Të dëgjosh tjetrin me vëmendje, në të gjitha arsyet e tij, edhe kur është i mërzitur apo i zemëruar me gjithë botën, por edhe me ty, e të shikosh se gjithsesi aty ka diçka të mirë e të dashur ky është arti i dialogut.
Dialogu me Gilmanin, për aq sa zgjati, më sjell ndërmed pikërisht këtë hapje të tijën dhe lirinë në shprehjen e mendimit. Më dukej se atë e zemëronte fakti se dikush donte ta mbyllte në kufijtë e fjalës së lirë. Kisha përshtypjen se kjo atë e bënte nervoz. Në fund të fundit, mund të kuptohet kjo gjë, sepse ne kemi pak ditë jetë secili e kur dikush të kufizon fjalën, të kufizon jetën dhe vitet. Gjërat duhen thënë e gjithmonë, pavarësisht nëse do të pëlqehen apo jo, deri aty sa ata nuk prekin dinjitetin e patjetërsueshëm të tjetrit. Por këtë hap drejt prekjes së dinjitetit të tjetrit më duket se Gilmani nuk e bëri kurrë, prandaj ndoshta sot i’a ndjejmë mungesën, e sidomos hapësira publike e cila ka nevojë për mendje të lira, me të cilat mund të mos jesh dakord gjithmonë e ndoshta asnjëherë, por që të ndjellin admirim dhe respekt.
©Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38