Flash News

OP-ED

Dy fjalë për 'Zonjën Tonë'

Dy fjalë për 'Zonjën Tonë'

Virgjil Muçi

Notre - Dame de Paris.

Pasdite ora 5. Turistët janë rralluar disi.

Atëherë ti mund të hysh në katedrale dhe të dëgjosh tingujt e organos. I befasuar sheh se pranë teje është ulur dhe rri Victor Hugo. Pak më tutje Esmeralda, krelat e zeza mbuluar me shami, bën kryqin dhe lutet. Kuazimodoja, atje lart, iu bie kambanave. At Frolon xheloz e të obsesionuar nga dashuria e parealizuar nuk arrin ta shohësh.

Po vetëm për një çast dhe, sakaq, e kupton që ky është vetëm një trill i fantazisë dhe i kujtimeve që ngjallen prej hirit të dikurshëm të “Katedrales së Parisit”.

Sot, teksa sheh ato pamje që tronditën botën e qytetëruar, thellë-thellë e ndjen se një ditë Zonja Jonë do të ringrihet si feniksi nga hiri i vet edhe më e hijshme, edhe më madhështore dhe ti, sërish, në ora 5 mund të dëgjosh muzikën hyjnore të organos e të meditosh për pavdekësinë.

Të fundit