Flash News

KRYESORE

Dy “funksionet” e Ermalit dhe Bashkëpunëtorit X të audio-përgjimeve me Agron Xhafajn

Dy “funksionet” e Ermalit dhe Bashkëpunëtorit X të

Ditën e djeshme Partia Demokratike publikoi një audo-përgjim të Agron Xhafajt me një trafikant droge.

Mes tyre u përmend dhe emri i Ermalit, bashkëpunëtor i tyre, por që në bisedën e tyre nuk jepeshin më shumë detaje.

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, mbrëmjen e djeshme, i ftuar në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’  u shpreh se përgjimi është bërë gjatë periudhës kur qeveris Fatmir Xhafaj, ndërsa shtoi se ‘Bashkëpunëtori X” është një trafikant droge.

Sipas të dhëave nga PD, “Bashkëpunëtori X” që kreu dënimin prej 7 vitesh burg, ka trafikuar lëndë narkotike nga Vlora në drejtim të Italisë dhe njohja me Xhafajn ka qenë shumë e hershme.

Sa i përket Ermalit të përmendur në audio-përgjim, Fatos Lubonja mbrëmjen e djeshme në "Studio e Hapur" tha se ai është shef policie. Menjëherë pas Lubonjës, gazetarja Lala tha se është një person me emrin Ermal që ka shërbyer kryesisht në Lezhë dhe Tiranë, por nuk dihet nëse flitet për të njëjtin Ermal.

Kujtojmë që PD ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj si dhe është shprehur se dhe në vijim do të publikohen fakte të reja që dëshmojnë përfshirjen e Xhafës në çështje të paligjshme.

Të fundit