Flash News

KRYESORE

Dy gazetarë të njohur në protestën e opozitës: Do jemi aty për familjet tona

Dy gazetarë të njohur në protestën e opozitës: Do jemi

Gazetari Ylli Rakipi dhe analisti Fatos Lubonja kanë konfirmuar se të shtunën do jenë në protestën e organizuar nga opozita e bashkuar në kryeqytet. Drejtuesi i emisionit ‘Të ekspozuarit”, argumentoi se do jetë si qytetar për familjen e tij. ““Unë do të jem në miting jo për ty [i referohet Petrit Vasilit], jo për Lulzim Bashën, por për familjen time”, sqaroi shkurt Rakipi.

Analisti Lubonja sqaroi se do jetë në rolin e gazetarit, jo të militantit politik, ndërsa gazetari tjeter Ilir Babaramo u tregua pak diskret: “Do jem në protestë se të shtunën e kemi ditë punë”.

Opozita kërkon krijimin e një qeverie tranzitore, pa Ramën kryeministër, e gatshme të organizojë Zgjedhje të Përgjithshme të parakohshme.

Të fundit