Flash News

KRYESORE

Dy gëzime në një natë për Eni Vasilin, Rama në “Studio e Hapur” dhe ... “Hapur.al”

Dy gëzime në një natë për Eni Vasilin, Rama në

Sonte duket se qenka një natë e veçantë për gazetaren Eni Vasili.

Së pari, kryeminsitri Edi Rama ka zgjedhur studion e saj për të folur pas një sërë ngjarjesh që kanë ndodhur në vend dhe me shumë gjasë audienca ka për të qenë në maksimum.

Por gëzimi më i madh është portali. Eni Vasili njoftoi lancimin e portalit të saj, “Hapur.al” duke u bërë kështu pjesë e tregut të mediave on-line. Mesa duket Vasili ka zgjedhur të “përfitojë” nga audienca që i jep prezenca e Ramës në studio për të njoftuar hedhjen në treg të portalit të saj të ri.

Eni Vasili i bashkohet në këtë mënyrë edhe Blendi Fevziut, Ylli Rakipit, Rudina Xhungës të cilët krahas emisioneve që drejtojnë kanë edhe nga një portal.

Të fundit