Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Holanda ka votuar sot, nëpërmjet një shumice parlamentare prej 92 votash, rikthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë. Asnjë shqiptar nuk mund të gëzohet nga kjo, edhe pse disa mund të përfitojnë kapital politik. Thënë këtë, dy janë reagimet që duhen shmangur, jo vetëm sepse janë të dëmshme, por edhe sepse janë rasti kur nuk nxëmë nga çka pësojmë.
I pari është pëfundimi se, vendimi i parlamentarëve holandezë mbështetet në një 'agjendë ksenofobe, racore dhe anti-shqiptare'.
I dyti se vendimi lidhet [vetëm] me kriminalitetin shqiptar në Holandë.
Në një analizë të shkurtër të qasjes së parë, duhet thënë shukurt se, ndër pesë partitë holandeze që i kanë thënë 'po' një rikthimi të mundshëm të regjimit të vizave për Shqipërinë, vetëm PVV, Partia e Lirisë, e udhëhequr nga Geert Wilders, është formacion nacionalist i ekstremit të djathtë. Partia e Wilders ka shfaqur gjithnjë shenja anti-emigracion dhe, jo rrallë edhe kesnofobi, islamofobi, dhe euroskepticizëm. PVV ka 20 vende në parlamentin holandez.
Partia që udhëheq koaliconin qeverisës, VVD, Partia Popullore për Liri dhe Demokraci, e kryeministrit Mark Rutte, konsiderohet si forcë liberal-konservatore me ideologji që mbështetet te liria e tregut dhe sipërmarrja private. Ajo është një parti liberale ku bashkohen liberalizmi klasik dhe liberalizmi social. VVD ka 33 vende.
Partia e tretë, me 19 vende, të gjitha 'pro' rikthimit të vizave për Shqipërinë, është CDA, Thirrja Kristian-Demokrate. Pavarësisht emrit 'kristian', që nënkupton direkt konservatorizëm, CDA është forcë e qendrës që i beson miksimit të kulturave dhe ka në grupin e saj deputetë muslimanë, hindu dhe hebrenj.
E katërta forcë 'anti-shqiptare' në parlamentin holanedez është simotra e Partisë Socialiste të Shqipërisë, SP, Partia Socialiste holandeze. Qartësisht ajo është një parti e krahut të majtë, pro migracionit, pro multikulturalizmit, etj. Zotëron 14 vende në parlamentin 150 vendësh të Holandës.
E fundit që i ëshstë bashkuar 'koalicionit të votave pro' është, CU, Unioni Kristian, një parti konservatore në çështjet sociale si aborti, por progresive sa i takon emigracionit. Unioni Kristian ka 5 vende.
Të gjitha bashkë këto parti kompozojnë 92 vota duke u bërë shumicë e mjaftueshme për ta kthyer Holandën në vendin e parë që kërkon rikthimin e regjimit të vizave në zonë Schengen, pikërisht kundër Shqipërisë. Sa për kujtesë, Holanda ka qenë një ndër vendet më aktive për liberalizimin e vizave të Shqipërisë në vitin 2010.
Harta e votave dhe ideologjia e partive që votuan pro kësaj nisme që e kthen mbrapa një dekadë Shqipërinë, u bë për të kjartësuar se kjo votë nuk duhet lexuar si anti-shqiptare apo ksenofobe. E vetmja parti e tillë në atë 'koalicion të pashenjtë' është ajo e Geert Wilders me 20 vota. Të tjerat janë progresive dhe të hapura, edhe kur përfaqësojnë ideologji konservatore dhe të krishtera.
Nuk i shërben askujt një lexim i kësisojtë i votës.
Rrafshi i dytë i reagimit të brendshëm këtu në Tiranë është, apo do të jetë, ai sipas të cilit vendimi ka të bëjë [vetëm] me kriminalitetin shqiptar. Gjë që është pjesërisht e vërtetë, por as shumica e së vërtetës dhe as krejt e vërteta. Kriminaliteti shqiptar, sidomos në një vend liberal si Holanda, ku prostitucioni dhe marijuana janë të legalizuara, ka qenë i pranishëm që kur u hapën kufijtë (edhe pse mbetën vizat).
Të mos harrojmë veçanërisht forcën e arrogancën në prodhimin e këtij dushi të ftohtë për shqiptarët. Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, një ish-komunist, i pati thënë një grupi parlamentarësh holandezë, kur këta vizituan Shqipërinë, se drogën dhe prostitucionin i kemi mësuar prej tyre. Adia Sakiqi, ambasadorja e Shqipërisë në Holandë, qe treguar edhe më 'e pacipë' kur, për të mbrojtur, jo Shqipërinë, por 'partinë', futej në sherr me shtypin vendas duke mohuar ekzistencën e një raporti negativ të Policisë dhe Prokurorisë holandeze.
Ku lidhen këto qëndrime? Te fakti se qeveria, parlamenti, shtypi dhe publiku holandez (për aq sa është i interesuar) kanë parë te përfaqësuesit shtetërorë të Shqipërisë mungesën e seriozitetit. Holanda është një vend liberal, por serioz. Kalvinizmi i tyre nuk ka mundur të piqet askund me shkujdesjen, arrogancën dhe nihilizmin e qeveritarëve tanë.
Ata i tremben kriminalitetit, por më shumë qeverisë Rama, e cila nuk ka vepruar si partnere e përgjegjshme.
Secili mund ta lexojë sipas midesë së vet këmbanën që bie në Holandë, por ajo bie për ata që kanë veshë.
Sigurisht, më shumë për ata që nuk kanë mundësi: shqiptarët e thjeshtë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38