Flash News

KRYESORE

Dy gola dhe dramë me VAR, Inter-Juventus ka gjithçka në 45 minuta

Dy gola dhe dramë me VAR, Inter-Juventus ka gjithçka në 45

Pjesa e parë e ndeshjes Inter-Juventus është mbyllur 1-1. Golin e parë të takimit e shënoi Dybala pas vetëm 4 minutash lojë.

Në gjysmë orëshin e parë të lojës u duk se Juventusi do ta kishte të lehtë fitoren, sidomos pas një gjuajtjeje spektakolare e cila u ndal në tranversë, por Interi fitoi vetëbesim me kalimin e minutave dhe ia doli të barazonte.

Pas një prekjeje të topit me dorë në zonë nga De Ligt, në dyluftim me Lautaro Martinez, zikaltrit fituan një penallti me ndërhyrjen e VAR-it dhe arbitri Rocchi i dha të drejtën sulmuesit Martinez për të provuar nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Argjentinasi ia doli të gjente rrjetën, ndonëse jo me shumë lehtësi. Goli i Ronaldos pak më vonë nuk u quajt, edhe pse ishte një aksion fantastik nga bardhezinjtë. VAR vendosi që lojtari portugez ishte në pozicion jashtë loje, kështu që fituesin e derbit të Italisë do ta mësojmë pas 45 minutave të dyta.

Të fundit