Dy javë protesta, Edi Rama detyrohet të pranojë se tarifat për studentët janë rritur

Pas dy javë protesta nga studentët, kryeministri Edi Rama është detyruar të pranojë se tarifat në universitete kanë patur rritje. Gjatë bashkëbisedimit me një grup studentësh të Universitetit Bujqësor (pjesa më e madhe e të pranishmëve janë punonjës të administratës) Rama pranoi se tarifat janë rritur në vitin 2015-të, çka e kishte mohuar deri më sot, së bashku me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla.

“Përpara se të nisja unë shkollën tarifat ishin 170 mijë lekë, ndërkohë që unë kam paguar 300 mijë lekë. Tani më duhet të paguaj edhe për çdo vërtetim që marr te Sekretaria”, deklaroi studentja.

Kryeministri Rama replikoi me studenten: “Më thuaj një rast kur janë rritur tarifat, përveçse në 2015-ën.”

Disa prej studentëve në takim kanë braktisur sallën pasi kanë deklaruar se rektori Bahri Musabelliu nuk i kishte njoftuar se i pranishëm do të ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Studentja nxjerr zbuluar Edi Ramën: Rektori nga gënjeu, nuk na tha që do jesh ti i pranishëm këtu