Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Dy kandidatë të tjerë të PD dorëzojnë formularin, kërkojnë mandatin e deputetit
Dy kandidatë tjerë të vendosur në listat e Partisë Demokratike kanë dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e vetëdeklarimit.
Kostaq Papa dhe Krenar Rryçi kërkojnë të jenë deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë.
Ata ndodhen në listën e Tiranës dhe të Durrësit dhe kërkojnë të zëvendësojnë demokratët që dogjën mandatet e deputetëve, si revoltë ndaj përgjimeve të prokurorisë ku dyshohet për manipulim të votave nga bandat kriminale në favor të Partisë Socialiste.
Aktualisht janë gjashtë kandidatë që kanë dorëzuar formularët në KQZ dhe presin marrjen e mandatit për të bërë më pas betimin në Kuvend.
Janë 27 deputetë që kanë hyrë në Kuvend nga listat e PD dhe LSI pas largimit të këtyre dy partive, të cilët i janë bashkuar tre deputetëve që nuk pranuan të djegin mandatet.
Kanë dorëzuar formularët:
- Erion Piciri – PD
- Indrit Hoxha – PD
- Kujtim Gjuzi – PD
- Koçi Tahiri – PD
- Kostaq Papa – PD
- Krenar Rryçi – PD