Flash News

KRYESORE

Dy kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kush do të emërohet

Largimi nga detyra i Haki Çakos ka vënë përball dy drejtues të rëndësishëm në Policinë e Shtetit për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Eduart Merkaj dhe Ardi Veliu.

Eduart Merakj aktualisht mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm të SHÇBA-së, ku është emëruar prej datës 27.04.2017. më herët ai ka mbajtur dhe poste si Specialist në sektorin Antikorrupsion,Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (2010-2013). Shef Sektori të Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në DPSH(2013-2015), si edhe Shef Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë së Shtetit viti (2016 ).

Kandidati tjetër Ardi Veliu aktualisht mban postin e drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, detyrë të cilën e ka marrë prej 28 prillit të 2017-ës, një ditë pas emërimit të Merkajt në krye të SHÇBA-së. Më herët Veliu ka qenë Drejtor i Policisë Rrugore ne Drejtorinë e Policisë se Shtetit 29.07.2016 – 27.04.2017

 

Të fundit