Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Lajme të mira nga SHBA: Vaksina e parë mund të testohet në shtator

COVID-19/ Lajme të mira nga SHBA: Vaksina e parë mund të testohet

Dy kompani amerikane në fushën e kujdesit shëndetësor kanë dhënë shpresë për luftën kundër koronavirusit. Kompania Johnson & Johnson dha njoftimin se mund të krijojë një vaksinë e cila mund të jetë gati në fillim të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë laboratorët e Abbott njoftuan se mund të bëjnë teste të shpejta për koronavirusin. Kompania J&J tha të hënën se kishte identifikuar një kandidat të mundshëm për vaksinë dhe ishte duke bashkëpunuar me qeverinë amerikane për të investuar deri në 1 miliard dollar në zhvillimin e saj.

Testimet te njerëzit mund të kryhen në fillim të muajit shtator. Ndërkohë kompania Abbot tha se ishte duke filluar një provë testimi për koronavirusin që mund të zgjasë për pesë minuta dhe mund të kryhej në një pajisje të vogël.

Këto dy njoftime vijnë në një kohë kur bota po përballet me një nga pandemitë më të rrezikshme të viteve të fundit, që u ka marrë jetën të paktën 35 mijë personave deri më tani.

Kompania J&J ishte kompania e parë farmaceutike që hyri në garë për vaksinën që në janar. Nëse provat fillestare shkojnë, kompania thotë se vaksina mund të jetë e disponueshme deri deri në fillim të vitit 2021 për t`u përdorur. Aksionet në J&J u rritën 7.9 përqind.

Të fundit