Flash News

KRYESORE

Dy marrëveshjet e rëndësishme për sektorin e ujit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë

Dy marrëveshjet e rëndësishme për sektorin e ujit mes

Sot, dy marrëveshje të rëndësishme janë firmosur mes Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë Federale të Gjermanisë sa i takon sektorit të ujësjellës-kanalizimeve. Marrëveshje të cilat do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve shqiptarë.

Dy marrëveshjet u nënshkruan nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf.

Ministrja Balluku u shpreh duke thënë se këto dy marrëveshje vijnë në kuadër të zbatimit të reformës kombëtare në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve:

 “Gjermania është një ndër partnerët më të rëndësishëm strategjik të Shqipërisë dhe partneri më i madh përsa i përket mbështetjes financiare në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve. Dy marrëveshjet, që firmosim sot vijnë në kuadër të zbatimit të reformës kombëtare në këtë sektor, me qëllim përmbushjen e kërkesave të legjislacionit europian për ujin. ‘Programi V për infrastrukturën komunale’, është në vijim të katër programeve të mëparshme dhe mbështetet në suksesin, që ato kanë pasur në përmirësimin e ndjeshëm të furnizimit me ujë, në zonat ku është investuar."

Ndërsa shtoi se:

“Marrëveshja e dytë, që nënshkruajmë sot ka si objektiv parësor zbatimin e parimeve udhëzuese të reformës së sektorit të ujësjellës-kanalizimeve nga ana e aktorëve kombëtarë e bashkiakë, veçanërisht orientimin në mënyrë të koordinuar drejt performancës dhe përgjegjshmërisë. Ky program është krejtësisht i orientuar drejt konsumatorit dhe performancës së shërbimeve të furnizimit me ujë, si fondi i garancisë për reformën e sektorit të ujësjellës kanalizimeve. Shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve do të marrin mbështetje institucionale, për forcimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e reformës me qëllim përmbushjen e kritereve të programit."

Nga ana e tij, ambasadori Zingraf tha:

“Në fokus të projektit do të vazhdojë të mbetet mbështetja e 11 ndërmarrjeve më të mëdha të ujësjellësve, përmes të cilave mbërrihet në më shumë se 80 përqind të popullsisë së Shqipërisë. Në këtë mënyrë do të mbërrijmë, duke pasur efekte pozitive në jetën e shumë qytetarëve shqiptarë. Përmes masave të mirë orientuara në formimin dhe kualifikimin e ekspertëve synohet, që këta të fundit të mund të reagojnë më mirë ndaj kërkesave të sektorit. Po kështu, me ngritjen e kapaciteteve synohet aftësimi i institucioneve për të menaxhuar në mënyrë të përshtatshme edhe investimet në kuadër të bashkëpunimit financiar. Programi Infrastruktura Komunale V”, që përfshin bashkitë Shkodër, Lezhë, Kamëz, Elbasan, Fier, Lushnjë, Berat, Kuçovë, Gjirokastër, Sarandë dhe Vlorë financohet nga Qeveria Gjermane nëpërmjet KfË, Qeveria Zviceriane nëpërmjet SECO, Bashkimi Europian nëpërmjet ËBIF dhe IPA 2018. Programi në vetvete do të implementohet në dy faza, faza përgatitore dhe faza e zbatimit."

Të fundit