Flash News

KRYESORE

Dy ministret e Ramës thirren në interpelancë

Dy ministret e Ramës thirren në interpelancë

Dy ministre të qeverisë ‘Rama’ janë thirrur në interpelancë ditën enjte. Socialistët kanë thirrur në një interpelancë ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“Ministri përgjegjës për shëndetësinë thirret në këtë interpelancë për të dhënë shpjegime lidhur me ecurinë e deritanishme të kontrollit shëndetësor bazë, në raport me politikat e vendosura nga qeveria për këtë çështje. Gjithashtu kërkohet informacion për analizat e rezultateve të deritanishme dhe objektivat për vazhdimësinë e këtij procesi”, thuhet në kërkesën e socialistëve e cila mban firmën e kreut të grupit parlamentar të PS-së.

Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim ka thirrur në interpelancë ministren e Arsimit Lindita Nikolla lidhur me ligjin e arsimit të lartë.

Të fundit