Flash News

KRYESORE

Dy muaj në protestë, banorët e “Astirit”, gjashtë kërkesa për qeverinë

Dy muaj në protestë, banorët e “Astirit”,

Në ditën e 54-ët të protestës, banorët e zonës së “Astirit”, banesat e të cilëve preken nga projekti i zgjedhimit të “Unazës së Re”, kanë përpiluar gjashtë kërkesa të cilat i janë drejtuar qeverisë.

Kërkesa e parë lidhej me anulimin e projektit të Unazës së Madhe, si dhe rifillimin e procesit të legalizimit për të gjitha banesat.

Banorët e “Astirit” njoftuan gjithashtu se ditën e nesërme do t’i bashkohen protestës së Diasporës para kryeministrisë për të kërkuar uljen e çmimit të naftës.

6 kërkesat e banorëve të “Astirit”

-Anulimi i projektit të Unazës së Madhe;

-Rifillimi i procesit të legalizimit për të gjitha banesat;

-Rregullimi i kushteve të transportit publik në kryeqytet;

-Ulja e çmimit të karburantit dhe rritja e cilësisë së tij;

-Tu jepen punonjësve të policisë rroga e 13 orët suplementare dhe pagesa e dietave;

-Plotësimi i kërkesave të studenteve dhe rrëzimi i ligjit të Arsimit të Lartë.

Të fundit