Flash News

KRYESORE

Dy ndryshimet e orëve të fundit në "Dance with Me", përveç Çiljetës largohet dhe anëtari i jurisë

Çiljeta Xhilaga do të ishte çift me Valer Kolnikajn në garën e kërcimit në Tv Klan, mirëpo ajo ka ndërruar mendje në momentin e fundit duke hequr dorë nga gara, pak para se spektakli të niste.

Sipas "News31.al", Çiljeta edhe e kishte xhiruar spotin, por tashmë në vend të saj do të jetë këngëtarja Marsela Çibukaj.

Por një tjetër ndryshim është komunikuar. Nuk do jetë më pjesë e jurisë as Robert Aliaj. Nuk dihet arsyet e largimit të tij por nuk dihet gjithashtu kush do e zëvendësojë.

Gara e kërcimit pritet të nisë shumë shpejt në sezonin e ri televiziv në Klan.

 

 

Të fundit