Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Dy orë debat për shkarkimin e Ilir Metës, ç’pritet të diskutohet sot në Kuvend para protestës së opozitës
Kuvendi pritet të mblidhet pasditen e sotme për të shqyrtuar kërkesën e mazhorancës për shkarkimin e presidentit të republikës, Ilir Meta.
Në seancën e shkuar, Kuvendi kërkoi zhvillimin e një seancë të posaçme, sot në orën 17.00 lidhur me shqyrtimin e raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, si dhe propozimit të Komisionit për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit Meta.
Po ashtu, pritet që në Kuvend të zhvillohet një debat prej 130 minutash, ku 70 minuta janë vënë në dispozicion të shumicës parlamentare dhe 60 për opozitën parlamentare.
Kujtojmë se “krisja” me presidentin Meta ndodhi pasi ky i fundit firmosi zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe vendosjen e një date të re për organet e qeverisjes vendore më 13 tetor.
Nga ana tjetër, opozita e bashkuar ka paralajmëruar zhvillimin e protestës së dhjetë kombëtare në orën 20.00 në bulevard.