Flash News

KRYESORE

Dy orë mbledhje, zbardhen porositë e Bashës në takimin me Kryesinë dhe ish-grupin e PD

Dy orë mbledhje, zbardhen porositë e Bashës në takimin me

Pas dy orësh në selinë blu, ka përfunduar mbledhja e kreut të PD, Lulzim Basha me Kryesinë dhe ish grupin parlamentar.

Mësohet se Basha ka dhënë pesë porosi konkrete për sa i takon vijimit të aksionit opozitar.

Konkretisht:

- Zgjedhje të parakohshme. Basha u kërkoi demokratëve që të shpërndahen në zonat e tyre elektorale dhe të nisin punën për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe ato lokale. Po ashtu, ai i ka mëshuar edhe faktit për një qeveri tranzitore.

-Gatishmëria për protesta. Para datës 18 tetor, ditë kur Këshilli Evropian pritet të vendosë për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë, Basha ka njoftuar se nuk do të ketë asnjë protestë, që të mos zhvendosë vëmendjen nga çelja e negociatave, si dhe nisja e një dialogu për reformën zgjedhore pasi PD pranoi të ulet në tryezën e iniciuar nga zyra e OSBE në Tiranë.

-Puna në terren. Kjo pikë eu përsërit edhe nga mbledhja e djeshme në Kolegjin e Kryetarëve. Basha kërkoi përthithjen e të rinjve pranë PD dhe personave që kanë kontribuar më parë për PD.

-Paketa anti-krizë, që ka të bëjë me luftën ndaj krimit të organizuar , rritje e ekonomisë, arsimit, etj.

-Reforma Zgjedhore, e cila shihet edhe si pikënisja për dialog.

Të fundit