All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Dy pikat e reja të kontratës së PD me banorët, Basha i ka idetë e qarta

Dy pikat e reja të kontratës së PD me banorët, Basha i ka
All - Paragraf - 1

Kontrata që PD firmosi me banorët e Unazës së Re ka dy pika të reja, me mjaft rëndësi. Për banesat e tyre, do të ketë legalizim ose nëse prishen dëmshpërblim, ndërkohë që zyrtarët e aferës korruptive tek Unaza e Re, do të mbajnë përgjegjësi penale

All - Paragraf - 3

Kreu i saj Lulzim Basha ka dy angazhime të tjera të rëndësishme. Njëri ka të bëjë me legalizimin e ndërtesave që ndodhen ne zonën e projektit të Unazës së re. Afati që vendos PD është legalizim brenda 6 muajsh nga momenti i ardhjes në pushtet dhe pezullim për legalizimin të pronave që preken nga projektet publike, duke i dëmshpërblyer me vlerën e tregut. Ndërsa pika tjetër, që është edhe pika e gjashtë dhe e fundit e kontratës, ka të bëjë me angazhimin e PD për të ndëshkuar çdo akt korruptiv me Unazën e Re.

“Në momentin kur Partia Demokratike e Shqipërisë dhe opozita e bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të ndërmarrë të gjitha masat e duhura ligjore për të garantuar vënien përpara përgjegjësisë penale dhe administrative të të gjithë vendimmarrësve publikë dhe subjekteve private për përfshirjen në aferën e prishjes së banesave të qytetarëve në Unazën e Re, pa u garantuar atyre një shpërblim të drejtë dhe në vlerën e tregut për pronat e tyre private, duke u ngarkuar atyre edhe detyrimin për kompensimin e çdo dëmi të shkaktuar.”- shkruhet në kontratë.

Të fundit