Dy plumba nuk i rrezikojnë jetën Ndojit, prokurori del nga reanimacioni

Prokurori Arjan Ndoj ka dalë nga reanimacioni i Spitalit Rajonal të Durrësit pas orësh qëndrimi aty, dhe është transferuar në një dhomë pavioni.

Ndoj është takuar me familjarët e tij, të cilët ishtin në ankth pas atentatit që ju bë atij tek mbikalimi i Shkozetit, ku mori dy plumba.

Si pasojë prokurori Ndoj pësoi një dëmtim të klavikulës,

Mësohet se gjendja e tij është normalizuar dhe ai është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, në spital vazhdon të jetë edhe miku i Ndojit, Pëllumb Muharremi, i njohur si ‘i forti i Sukthit’. Ndërsa në gjendje të rëndë vazhdon të jetë Andi Maloku, shoferi i Ndojit, i cili gjendet në pavionin e Traumës.