Flash News

KRYESORE

Tre porositë e ambasadores gjermane para 30 qershorit

Tre porositë e ambasadores gjermane para 30 qershorit

Edhe dy ditë na ndajnë nga 30 qershori, ditë në të cilën mazhoranca ka vendosur që të zhvillojë zgjedhjet vendore, edhe pse presidenti Ilir Meta ka dekretuar një datë të re zgjedhjesh.

Në pritje të së dielës, ambasadorja gjermane Susanne Schütz, u bëri apel palëve që të japin kontributin e tyre në parandalimin e çdo forme dhune.

“Është me rëndësi vendimtare, që zgjedhjet të zhvillohen të lira. Në këtë kontekst ky është një obligim i veçantë i partive opozitare. Gjermania ka sjellë në Shqipëri vëzhgues, që do  të vëzhgojnë proceset në kuadër të misionit të pavarur të OSBE-/ODIHR-it”, shkruan Schütz .

Gjithashtu, ambasadorja gjermane ka kërkuar kthimin në funksion të Gjykatës Kushtetuese. Si dhe ka kërkuar që të sqarohen aktet kriminale të zgjedhjeve të shkuara, duke ju referuar këtu përgjimeve te BILD për vjedhjen e votave në zgjedhjet e vitit 2016 dhe 2017.

Deklarata e Plotë:

Duke patur parasysh zgjedhjet vendore të ditës së diel, datë 30 qershor, u bëj thirrje të gjitha palëve të kontribuojnë në mënyrë aktive që të pengojnë çdo formë dhune. Është me rëndësi vendimtare, që zgjedhjet të zhvillohen të lira. Në këtë kontekst ky është një obligim i veçantë i partive opozitare. Gjermania ka sjellë në Shqipëri vëzhgues, që do  të vëzhgojnë proceset në kuadër të misionit të pavarur të OSBE-/ODIHR-it.

Të gjitha palët  duhet të tregojnë tani gatishmëri për dialog dhe të marrin përgjegjësitë e tyre për vendin duke patur parasysh edhe situatën pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Akuzat, që u referohen akteve eventualisht kriminale në kuadrin e zgjedhjeve të shkuara, duhet të sqarohen në mënyrë të menjëhershme nga agjensitë e zbatimit të ligjit sipas legjislaciont në fuqi.  Për sqarimin e çështjeve të së drejtës kushtetuese të mbetura pezull deri më tani rëndësi vendimtare ka  rivendosja e shpejtë në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese.

 

Të fundit