Flash News

KRYESORE

Dy provat që do të vulosin fatin e Adriatik Llallës

Dy provat që do të vulosin fatin e Adriatik Llallës

Ditën e sotme në seancën e Kolegjit të  Posaçëm të Apelimi është vendosur data se kur do të merret vendimi për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla, në mungesë të tij.

KPA do të marrë si provë  urdhër largimin nga Prokuroria e Përgjithshme të Llallës në dhjetor të 2017.

Provë tjetër që do të merret është dhe dorëheqja e Llallës si prokuror në vitin 2008.

Avokati Sokol Hazizaj, ka kërkuar 10 ditë kohë për të përgatitur konkluzionet përfundimtare, kërkesë që është pranuar nga trupi gjykues dhe seanca e radhës do të vendoset në 6 qershor në orën 13:00.

Të fundit