Flash News

KRYESORE

Dy pyetje që mundojnë Edi Ramën çdo mëngjes

Dy pyetje që mundojnë Edi Ramën çdo mëngjes

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin “Global Positive” në Francë, ku ka mbajtur një fjalim përpara të pranishmëve. Rama ka treguar edhe për dy pyetjet që i bën vetes çdo ditë që pas zgjedhjes kryeministër.

“Jetojmë në një botë që përballet me probleme dhe sfida, por e drejta për të udhëhequr është ndër privilegjet më të mëdha që populli mund t’i japë dikujt. Ndaj dhe unë e nis çdo ditë duke i bërë vetes këto dy pyetje thelbësore:

 – A jam duke e ndihmuar popullin tim dhe vendin tim që t’u bëjë ballë këtyre sfidave?

– A jam duke e ndihmuar popullin tim që të bëjë një jetë më të mirë?

 Nuk është e lehtë, pa dyshim, por këto dy pyetje janë si dy yjet e mi orientuese”, ka deklaruar Rama.

Rama nuk tregoi nëse përgjigjja për këto dy pyetje është pozitive apo ende nuk është i sigurt për punën e tij.

Të fundit