Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Dy qëndrimet kontradiktore të LSI-së, dje Kryemadhi mbrojti Veliajn, sot Vasili i del kundër
Qëndrimi i Monika Kryemadhit ndaj Erion Veliajt ditën e djeshme në “Zonë e Lirë”, të cilin e konsideroi punëtor dhe kandidatin më të fortë në PS, ngjalli reagime të shumta.
Por, surprizues ngjan deklarata e sotme e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, karshi Veliajt. Ndryshe nga Kryemadhi, Vasili e konsideron Veliajn gënjeshtar, ndërsa ka publikaur një video të kryebashkiakut duke gënjyer sa i përket çështjes së ndërtimeve.
Dy qëndrimet e ndryshme të LSI-së ndaj Veliajt, lënë vend për dyshim se në LSI ka një përçarje, ose kjo forcë politike po përpiqet të shuajë zemërimin në kampin opozitar pas deklaratës së djeshme të Kryemadhit.